Lajme Shqip Tuesday, 16 August 2011 19:58

Tiranë – Ndryshon pamja dhe shërbimi në spitalin e Neurologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Me një fond prej 7 milionë eurosh, kredi e Qeverisë Austriake, është bërë e mundur rikonstruksioni i gjithë godinës, por dhe pajisja me aparatura moderne diagnostikuese dhe monitoruese.

Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, gjatë një inspektimi në këtë spital, u shpreh se, tashmë shërbimi për pacientët do të jetë modern dhe bashkëkohor.

Shëndetësia është një ndër çështjet më të ndjeshme për të gjithë qytetarët, pasi ndikon drejtpërsëdrejti në cilësinë e jetës. Buxheti i Shtetit i alokuar për këtë ministri ka ardhur në rritje. Për vitin 2011, buxheti për këtë ministri është rreth 14.5% më i lartë, krahasuar me vitin 2010. (LajmeShqip.com)