Lajme Shqip Wednesday, 06 April 2011 16:33

Tiranë – Këshilli i Ministrave vendosi sot të kompensojë Komunitetin Mysliman Shqiptar për tokën që i ka marrë Bashkia e Tiranës.

Në mbledhjen e qeverisë, Kryeministri Sali Berisha tha se Bashkia i ka marrë Komunitetit Mysliman tokën e njohur si zona e Namazgjasë dhe në arbitraritet, nuk e ka kompensuar atë.

“Ka ndodhur që gjatë zgjerimit të rrugëve t’u merret tokë pronarve dhe të mos u kompensohet. Kjo është një praktikë e dënueshme, joligjore. Kjo ka ndodhur dhe me tokën e Komunitetit Mysliman tek lulishtja e Parlamentit, që njihet si pronë e këtij komuniteti”, tha Berisha.

Kryeministri e cilësoi të drejtë vendimin e sotëm të qeverisë, e cila i përgjigjet kërkesës së komunitetit që i ka kërkuar Qeverisë të merren masa për të kompensuar atë.