Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 12:02

Tiranë – Kolegji Zgjedhor rinisi seancën për shqyrtimin e kërkesë-padisë së Partise Socialiste për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 284 qendra votimi në Tirane, pas nje shtyrje prej rreth 40 minutash.

Me rifillimin e séances, avokati i PS-së, Arian Saliati deklaroi para trupës gjyqësore se Partia Socialiste ka hequr dorë nga kërkesa e saj e 30 qershorit për pavlefshmëri në 284 qendra votimi në Tiranë, duke lënë në fuqi vetëm kërkesë-padinë e dorëzuar prej saj në Kolegj më 2 korrik.

Ndërkohë trupa e Kolegjit është tërhequr për të marrë vendimin në lidhje me kërkesën e PS-së duke i kërkuar kësaj të fundit ta bëjë me shkrim kërkesën.