Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 18:12

Tiranë: – Partia Socialiste, me një miting në Pallatin e Kongreseve, sot pasdite çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit, ku fillimisht kanë folur qytetarë të thjeshtë, mbështetës të saj etj.

Më pas zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës kanë prezantuar boshtin e programit elektoral për drejtimin e kryeqytetit në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, duke vlerësuar arritjet e shënuara nga bashkia gjatë qeverisjes së drejtuar nga kryetari Edi Rama.

Mitingu elektoral i PS po vijon me folës të tjerë, të cilët në mbështetje të programit “për ndërtimin e një Tirane moderne, europiane dhe shndërrimin e saj në një kryeqendër të re të Ballkanit”, kanë kërkuar rivotimin e kreut aktual, Edi Rama për një mandat të ri në zgjedhjet e 8 Majit.