Lajme Shqip Wednesday, 07 September 2011 07:30

Tiranë – Prokuroria shqiptare bëri të ditur se nga ana e këtij institucioni nuk është ngritur asnjë grup i posaçëm hetimor lidhur me kabllogramet e dhëna nëpërmjet Wikileaks e të pasqyruara në media.  

Përmes një njoftimi për shtyp, Prokuroria reagoi ndaj disa informacioneve të publikuara në disa media, ndërsa gjen rastin të shprehë angazhimin e saj në përmbushjen e detyrave të saj kushtetuese.

Ajo fton median, që si aleate natyrale dhe bashkëpunuese në denoncimin e rasteve të korrupsionit e abuzimeve të ndryshme, të konfirmojë zyrtarisht informacionet që lidhen me aspekte të punës së institucionit të prokurorisë.