Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 10:09

Tiranë – Kuvendi i Shqipërisë pritet të shqyrtojë sot disa nga projektligjet më të rëndësishme të këtij sesioni parlamentar.

Axhenda e sotme parlamentare përfshinë diskutimin e disa ndryshimeve në ligjin “Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave”, disa ndryshime në “Përcaktimin e formës dhe formulës së privatizimit të INSIG SH.A.”, etj.

Një pikë të rëndësishme, Kuvendi ka sot edhe diskutimin në parim të disa ndryshimeve në ligjin “Për buxhetin e vitit 2011”, si dhe votimin e dy projekt-rezolutave që lidhen me vlerësimin e veprimtarisë së institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.