Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 17:09

Tiranë – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekretoi të mërkurën shpalljen e disa ligjeve të rëndësishme të miratuara së fundi nga Kuvendi i Shqipërisë.

Sipas njoftimit nga Presidenca, Kreu i Shtetit dekretoi disa ndryshime në ligjin “Për arsimin dhe formimin profesional në Republikën e Shqipërisë”, ligjin “Për shërbimin e kërkim-shpëtimit në Republikën e Shqipërisë”, ligjin “Për pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit në misione policore paqeruajtëse dhe humanitare jashtë vendit”, etj.