Lajme Shqip Monday, 04 April 2011 09:21

Tiranë – Dy persona të maskuar të hipur mbi një motor qëlluan sot me armë zjarri kryeinspektorin e Policisë Ndërtimore në Bashkisë e Tiranës, Ardit Kaja. 
Burimet zyrtare nga Policia e Tiranës thanë se “ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së hënës pranë Ministrisë së Mbrojtjes në afërsi të bashkisë, kur kryeinspektori Kaja është qëlluar me armë nga dy persona, të maskuar me motorr, të cilët më pas u larguan menjëherë nga vendngjarja”.
Forca të shumta të Policisë të mbërritura në vedngjarje, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, si dhe arrestimin e autorëve.
Referuar burimeve, kryeinspektori Kaja është dërguar në Spitalin Ushtarakë të Tiranës, për shkak të plagëve që ka marrë në këmbë.
Lidhur me gjendjen shëndetësore të tij, burime zyrtare nga Spitali Ushtarak i Tiranës konfirmuan se Kaja është plagosur në këmbë.