Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 07:01

Tiranë – Një sherr mes disa personave, në afërsi të kodrave të liqenit artificial të Tiranës, ka përfunduar me një të plagosur me thikë, ndërsa një grup të rinjsh, në rrethana ende të paqarta, janë përplasur me njëri-tjetrin, e për pasojë ka mbetur i plagosur 18-vjeçari, Ali Doçi.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet lidhur me shkaqet e këtij incidenti, ndërsa ka shoqëruar të plagosurin në Spitalin Ushtarak.