Lajme Shqip Tuesday, 03 May 2011 14:34

Tiranë – 10 mijë euro janë grabitur me armë në një agjensi valutore në qendër të Tiranës, rreth orë 16:00. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka deklaruar se kanë qenë dy persona që kanë kryer grabitjen, të cilët kanë qenë të maskuar. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin Bajram Curri, pranë ish-ekspozitës Shqipëri Sot. Lajmërohet se grabitësit kanë kërcënuar punonëjsit e agjensisë valutore me armë dhe pasi kanë marrë shumën e konsiderueshme të valutës, janë larguar pa shkaktuar të tjera incidente. Policia është vënë në ndjekje të tyre, duke ngritur postoblloqe në të gjitha pikat hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit, ndërsa grabitësit kanë përdorur motorra për tu larguar nga vendi i ngjarjes.