Lajme Shqip Tuesday, 12 July 2011 16:33

Tiranë – Partia Demokratike dorëzoi të martën në Kolegjin Zgjedhor ankimimin për konstituimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Në ankimimin e saj, PD i kërkon Kolegjit shpërndarjen e mandateve të këshillit bashkiak për Tiranën, në bazë të tabelave përmbledhëse të nxjerra nga KQZ.

Gjatë pasdites së djeshme, KQZ nuk arriti të miratojë për mungesë kuorumi (5 vota) p/vendimin “Për shpërndarjen e mandateve për këshillin e Bashkisë së Tiranës, për zgjedhjet vendore të 8 majit”, i cili u votua në parim me 4 vota pro dhe 2 kundër.

Sipas tabelës përmbledhëse të KQZ-së për Tiranën, në bazë të votave të marra në zgjedhjet vendore të 8 majit, koalicioni i djathtë “Aleanca për Qytetarin” do të ketë 28 vende në këshillin bashkiak të Tiranës, ndërsa koalicioni i majtë “Aleanca për të Ardhmen”, 27 vende.