Lajme Shqip Tuesday, 26 April 2011 06:37

Tiranë – Kuvendi rrëzoi dje me 73 vota dekretin e Presidentit të Republikës për disa ndryshime në ligjin “Për akzicat”, i kthyer për rishqyrtim në parlament nga Kreu i shtetit.

Kryetari i komisionit parlamentar të Ekonomisë, Edmond Spaho, në relacionin e paraqitur në seancë, hodhi poshtë argumentat e parashtruara nga Presidenti në dekretin e tij, duke nënvizur se ligji nuk bie ndesh me marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit.

Ligji për disa ndryshime në ligjin “Për akcizat”, u miratua në Kuvend më 23 mars, por Presidenti Topi refuzoi ta dekretojë, duke e kthyer në Kuvend për rishqyrtim.

Në dekretin e kthimit, Kreu i shtetit thotë se ligji në fjalë binte ndesh me ligjin nr. 9590, datë 27. 7. 2006 “Për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Europiane e shteteve të tyre anëtare”.