Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 09:47

Tiranë – Komisioni Parlamentar i Ligjeve nis sot shqyrtimin e disa ndryshimeve në ligjin “Për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave”. Shqyrtimi i këtij projekt-ligji do të bëhet me procedurë të përshpejtuar, sipas projekt-vendimit të miratuar më 28 qershor nga Kuvendi.

Projekt-ligji parashikon një amendim të ligjit në fjalë, të miratuar në tetor 2000, i cili synon të zgjidh nevojat imediate për një përmirësim të kuadrit ligjor, në mënyrë që të krijohet një bazë e konsoliduar dhe e plotë ligjore për procesin e regjistrimit të popullsisë dhe të banesave.

Kjo bazë ligjore ndihmon në përcaktimin e një procedure edhe më transparente, mekanizma institucionalë me kompetenca e detyra të ndara qartë, duke përmirësuar ndjeshëm marrëdhënien midis tyre, me qëllim kryesor zbatimin me eficencë të dispozitave të ligjit.