Lajme Shqip Wednesday, 30 November 2011 09:48

 Tiranë-Ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare, pretendenti i fronit mbretëror në Shqipëri, Leka Zogu i Parë. Ai ndërroi jetë në spitalin neuropsikitarik në Tiranë, ku ishte shtruar prej më shumë se dy javësh, për shkak të komplikacioneve në zemër dhe mushkëri. Lajmi është konfirmuar nga stafi mjekësor që mbikqyri dhe kuroi prej ditësh Leka Zogun.

Dy javë më parë Leka Zogu u paraqit ne spital në gjendje të rëndë. Mjekët thane se ai kishte komplikacione të pergjithshme të ardhura prej sëmundjes në mushkeri dhe zemër. Leka Zogu lindi në 5 prill 1939, dy ditë para pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashise, por u detyrua të largohej nga vendi vetëm pak ditë më pas. Leka u arsimua në Parmoor House ne Britani dhe me pas në shkollat angleze në Egjipt. Në shumë gjuhë ai gjithashtu studioi ekonomi në Sorbonne duke u angazhuar me pas në ushtrine britanike.

Leka u bë trashëgimtar në mergim i fronit në 5 prill 1957. Me vdekjen e Mbretit Zog në 1961, Leka u shpall mbret i shqiptarëve nga Asambleja Kombëtare Shqiptare-në Mërgim. Në vitin 1975, Leka u martua me nënshtetasen Australiane dhe ish-mësueen Susan Cullen-Ëard. Pas kesaj cifti u kthye nëMadrid, ku ata ishin të shoqëruar nga mbreti Juan Carlos dhe vazhdoi të gëzojë vëmendjen e shqiptarëve, ndërsa ishin ngjithmone në pritje të kthimit për në atdhe.

Leka kaloi shumë vite në mërgim duke qëndruar edhe në Afrikën e Jugut, aty ku lindi dhe djali i tij. Ai u rikthye përfundimisht, së bashku me familjen për të jetuar në Shqipëri pas 5 vjetësh në qershor të vitit 2002.Kthimi i tij në atdhe u shoqërua me një sërë incidentesh, duke nisur nga bllokimi në aeroport i një sasie armësh, që nga vetë Leka Zogu u cilësuan si trofe.

Në vitin 1997, shqiptarët votuan kundër referendumit për monarkinë. Shtatë vjet më parë ndërroi jetë në Tiranë bashkëshortja e Leka Zogut, mbretëresha Suzanë. (LajmeShqip.com)