Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 13:29

Tiranë – I duhet thënë: Ndal!, prerjes së paligjshme të pyjeve. Por, edhe 250 firmat që operojnë në fushën e shfrytëzimit të pyjeve, bëjnë prerje pa kriter dhe veç kësaj kontratat i kanë mbi një vit. Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, në Konferencën Kombëtare mbi shfrytëzimin e pyjeve, tha se, për të ruajtur ekuilibrat e natyrës, puna e firmave duhet të kombinohet me punën mbi rigjenerimin e pyjeve.

Në Qarkun e Korçës po zbatohet një projekt pilot për uljen e korrupsionit në prerjet e pyjeve. Rezultatet kanë qenë të kënaqshme, pasi po bashkëpunohet me policinë dhe prokurorinë duke e çuar gjykimin deri në fund. Ndërkohë po paguhen edhe gjobat e vëna për prerjet e paligjshme. Ministri Mediu tha se duhet dalë mbi nivelin komunal të shfrytëzimit dhe mirëmbajtjes së pyjeve, duke bërë edhe qytetarët të interesuar për këtë problem.