Lajme Shqip Monday, 04 April 2011 16:43

Tiranë – Gjykata e Tiranës vendosi sot lirimin e shtetasit Ylli Hidri, i arrestuar për kanosjen e shtetasit Besim Kuka, kandidat i Partisë Demokratike për kryetar të Komunës së Dajtit, në Tiranë, në zgjedhjet e 8 Majit. 

Në një seancë të zhvilluar sot, Gjykata e rrethit vlerësoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në organet e rendit per Hidrin me akuzën e kanosjes.
Ylli Hidri dyshohet per kanosje të kandidatit të PD-së për kryetar të Komunës së Dajtit, Besim Kuka, pak ditë më parë pas një konflikti në zonën që njihet si “Fresku” në Tirane. Në këtë konflikt, mendohet se Hidri ka përdorur një armë zjarri, duke qëlluar në ajer, fatmirësisht pa pasoja në njerëz. 
I arrestuar menjëherë pas ngjarjes nga forcat e policisë së kryeqytetit, ai u lirua nga qelia e paraburgimit ditën e sotme për t’u hetuar ne liri. Ndërkohë, hetuesit e çështjes janë angazhuar në zbardhjen e ngjarjes dhe motiveve të saj.