Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 11:21

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po shqyrton sot kërkesat ankimore të disa subjekteve zgjedhore të pavarur, që kundërshtojnë vendimet e disa KZAZ-ve, në kuadër të zgjedhjeve vendore të 8 majit.

Ankesa që është në shqyrtim nga KQZ i përket kandidatit të pavarur Qazim Karaj, i cili në ankesën e tij kundërshton vendimin e datës 8 maj të KZAZ-së nr. 14, Qarku Elbasan “Për mos regjistrimin e listës shumëemrore për këshillin e komunës Labinot-Mal”.

Përfaqësuesit e maxhorancës në KQZ u shprehën pro pranimit të kësaj çështje, duke theksuar se kërkesa ankimore e subjektit të pavarur është e drejtë, pasi vendimi i KZAZ-së, nr. 14 qarku Elbasan është i pabazuar në ligj dhe i pambështetur në prova.

Në kundërshtim me këtë u shprehën anëtarët e opozitës të cilët votuan kundër kërkesës ankimore të subjektit të pavarur.