Lajme Shqip Monday, 11 July 2011 09:47

Tiranë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pritet të miratojë të hënën pasdite projekt-vendimin për shpërndarjen e mandateve për Këshillin Bashkiak të Tiranës, që do t’i hapë rrugë konstituimit të tij.

Miratimi i këtij projekt-vendimi kërkon shumicë të cilësuar në KQZ dhe nëse Komisioni nuk e arrin kuorumin e nevojshëm për këtë vendimmarrje, sipas Kodit Zgjedhor çështja mund të përfundojë në Kolegjin Zgjedhor, i cili duhet të zgjidhë edhe këtë situatë.

Sipas tabelës përmbledhëse të KQZ-së në bazë të votave të marra në zgjedhjet vendore të 8 majit, koalicioni i djathtë “Aleanca për Qytetarin” do të ketë 28 vende në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ndërsa koaliconi i majtë “Aleanca për të Ardhmen”, 27 vende.