Lajme Shqip Tuesday, 12 July 2011 10:03

Tiranë – Komisioni parlamentar i Ligjeve pritet të diskutojë të martën rreth projektligjit për ndërtimin e kompleksit parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas relacionit shoqërues, p/ligji synon përmbushjen e detyrimit për përcaktimin e rregullave dhe procedurave, përgjegjësive dhe afateve për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar, në vendin ku ndodhet sot Piramida, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndërkohë, projekti vjenez është shpallur fitues i konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e Parlamentit të ri të Shqipërisë. Juria që e dha këtë vendim kryesohej nga Johannes Ibelings dhe kishte si anëtarë të saj Imad Hassan, Mario Struzzi, Agron Lufin dhe Florian Nepravishtën.