Lajme Shqip Wednesday, 13 July 2011 11:39

Tiranë – Ministria e Punëve të Jashtme përgënjeshtroi sot, si të pavërtetë dhe dezinformues artikullin e botuar dje në një të përditshme shqiptare me titull “Ambasadori Kola: Pushtimi italian, më i mirë se regjimi komunist”.

Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se, “Ministria e Punëve të Jashtme informon se Ambasadori shqiptar në Romë, Llesh Kola, në asnjë rast, nuk i është referuar dhe nuk ka bërë krahasime ndërmjet regjimeve që ka kaluar Shqipëria”.

“MPJ vlerëson se shkrime të tilla cënojnë personalitetin dhe funksionin e përfaqësuesve të shtetit shqiptar jashtë vendit si dhe me besim të plotë në misionin dhe vlerat e medias, shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me të, në të mirë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, thuhet në deklaratën për mediat.