Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 16:20

Tiranë – Dy persona humbën jetën dhe një tjetër është plagosur në  tre aksidente të ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet dhe në Kavajë.

Në një njoftim për shtyp të policisë së Tiranës bëhet e ditur se, “Brunilda Pinderi, 27 vjeç, u aksidentua mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, pasi makina me të cilën udhëtonte ajo së bashku me 2 persona të tjerë u përplas me një makinë tjetër”.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:30 të mbrëmjes në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit ku automjeti një Mini Cooper, që drejtohej nga një djalë i cili kishte dy vajza pasagjere është përplasur nga një makinë tip BMW X6 , që drejtohej nga Ledio Ruçi, 32 vjeç.

Mësohet se personat e tjerë ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia e kryeqytetit bën të ditur se, “një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Elbasan-Tiranë ku Bilal Gurra, 55 vjeçar, banues në fshatin Gurrë të vogël të Tiranës, teksa po tentonte të kalonte rrugën nga njëra anë në tjetrën, u përplas nga një automjet që drejtohej nga Islam Doçi”.

“Doçi u arrestua nga policia, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale, shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugorë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë që, policia ka arrestuar gjithashtu Ermal Bllakçorri, 21 vjeç, pasi ditën e djeshme përplasi me mjetin e tij, Vilson Elezin, 23 vjeç, i cili po kalonte në rrugën dytësore Kavajë-Golem tek kthesa e Qerretit.