Lajme Shqip Monday, 04 July 2011 13:53

Tiranë – Presidenti i Republikës, Bamir Topi, drejtoi sot ceremoninë zyrtare të betimit të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha, në selinë e Presidencës.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit të emërimit dhe formulës së betimit nga  përfaqësuesit e Presidencës, me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, z. Hoxha bëri betimin para Presidentit të Republikës, Bamir Topi, i cili nga ana e tij e uroi për përmbushjen me sukses të detyrës së lartë dhe me shumë përgjegjësi.

Më 23 qershor Kuvendi miratoi përmes një votimi nominal dekretin e emërimit të z. Fatmir Hoxha në postin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.