Lajme Shqip Friday, 08 July 2011 11:28

Tiranë – Zv/ kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, merr pjesë në samitin “Finalizimi i Tranzicionit në Europën Juglindore”, që zhvillohet në datat 8 – 9 korrik, në Dubrovnik të Kroacisë.

Zyra e shtypit e MPJ-së bëri të ditur se në Samitin e këtij viti do të diskutohet për përcaktimin e parimeve ekonomike me theks rolin e investimeve, sfidat e sigurisë, të lidhura me ndryshimet politike dhe sociale në Mesdhe dhe vazhdimin e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian për vendet e Evropës Juglindore.

Ky Samit i përvitshëm shërben si një forum dialogu mes Kryeministrave, Ministrave dhe të ftuarve nga Evropa dhe Amerika e Veriut, i fokusuar krysesisht në çështje të integrimit të Evropës Juglindore në strukturat evropiane dhe transatlantike.

Veç fjalës që kreu i diplomacisë shqiptare do të mbajë në këtë samit, ai do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me zyrtarë të lartë të pranishëm.