Lajme Shqip Friday, 08 July 2011 17:00

Tiranë – “Vendimi i Kolegjit Zgjedhor ishte i pritshëm”, tha sot Kryetari i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, duke theksuar se “rrëzimi i kërkesë-padisë së Partisë Socialiste ishte një tallje”.

“Vendimi i sotëm tregon se jemi katandisur në një vend, ku një klan mafioz i qeverisë ka kapur gjykatat, të cilat nuk kanë kurajo të ndëshkojnë asgjë të politikës. Madje nuk kanë kurajo të njohin formalisht as të drejtën e ankimimit. Mund të thuhet se drejta ka vdekur në Shqipëri”, tha Gjinushi.

Partia Social Demokrate është një prej 23 partive që u bashkua në koalicionin e majtë “Aleanca për të Ardhmen”, në zgjedhjet vendore të 8 majit.