Lajme Shqip Saturday, 30 April 2011 08:25

Tiranë – Ambasada e Mbretërisë së Vëndeve të Ulëta në Tiranë ka reaguar ndaj një medie të shkruar shqiptare, sipas së cilës, kandidati i mazhorancës për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka munguar në një pritje të organizuar nga Ambasada Holandeze.

“Duhet të jetë absolutisht e qartë që interpretimet e dhëna nga gazetari dhe citimet e vëna në gojën e Ambasadorit, të një zv. Ambasadori të mëparshëm apo të një diplomati anonim, nuk pasqyrojnë në asnjë mënyrë pozicionet e mundshme të kësaj Ambasade”, thuhet në reagimin për mediat nga Ambasada e Mbretërisë së Vendev të Ulëta.