Lajme Shqip Friday, 09 December 2011 09:35

Tiranë – Delegacioni i deputetëve të Parlamentit Evropian po zhvillon sot në Tiranë takimin të 4-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri.

Grupi i europarlamentarëve  në takim përbëhet nga Eduard Kukan (Kryetar i EPP Sllovaki), Viktor Boshtinaru (nënkryetar SD Rumani), Antonio Caancia (EPP Itali), Tanja Fajon (SD Slloveni), Stanimir Ilchev (ALDE Bullgari) dhe Michail Tremopoulos (EFA Greqi).

Takimi  pritet të vendosë përballë njëri-tjetrit politikanët shqiptarë dhe ata të BE-së sa i përket statusit të vendit kandidat dhe një sërë çështjesh të tjera, ndërsa pritet që në përfundim të dilet edhe me një rezolutë të përbashkët.