Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 10:52

Tiranë – Kolegji Zgjedhor shtyu për në ora 10:45 rinisjen e seances, ku do të shqyrtohet kërkesë-padia e PS-së që kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve në 284 qendra votimi në Tiranë.

Shumë shpejt pas nisjes (ora 10:00), të kësaj seance, trupa gjyqësore me relator Astrit Kalanë dhe anëtarë, gjyqtarët Sashenka Jonuzi, Petraq Dhimitri, Marie Qiriazi dhe Dhurata Haveri vendosën shtyrjen e saj pas kërkesës së përfaqësuesve ligjorë të Partisë Demokratike për të bashkuar dy ankimimet e bëra nga PS.

Kjo e fundit krahas ankimimit që do të shqyrtohet sot, i depozituar në Kolegj më 30 qershor, ka depozituar një tjetër padi më 2 korrik, ku ankimon rezultatet në Tiranë.

Ndërkohë, në kërkesë-padinë e saj PS rendit provat e manipulimit të procesit të cilat kanë çuar në mosrakordim të shifrave mes numrit të votave dhe votuesve.