Lajme Shqip Monday, 23 May 2011 15:01

Tiranë – Tre muaj pas vrasjes së bashkëmoshatarit të tij, është vetëdorëzuar në Polici, bashkë me armën e krimit, 22 vjeçari Kostandin Xhuvani, i shpallur në kërkim nga drejtësia, si autori kryesor i dyshuar për vrasjen e një të riu, në afërsi të Qytetit ‘Studenti’ në Tiranë.

Burime zyrtare nga Policia e Tiranës bënë të ditur sot për ATSH-në se, ngjarja për të cilën akuzohet 22 – vjeçari Xhuvani, ka ndodhur në shkurt të vitit 2011, në një banesë në rrugën “Ali Visha” në Tiranë, kur pas një grindje për motive të dobëta, Kostandin Xhuvani, bashkë me dy miqtë e tij, Albi Zela dhe Donald Ymeri, kanë qëlluar mbi 22 – vjeçarin Alfred Musabelliu, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë që 22 – vjeçari, Xhuvani u shpall në kërkim pas ngjarjes, ndërsa dy bashkëmoshatarët e tij, të akuzuar për këtë ngjarje, u ndaluan nga Policia dhe ndodhen nën masën e arrestit.