Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 14:57

Tiranë – Drejtori i Forcave Speciale në Policinë e Shtetit, Shemsi Prençi, paditi për fyerje sot në Prokurorine e Tiranës, zv/ministrin e Brendshëm, Avenir Peka.

Kreu i Forcave Speciale, Shemsi Prençi, duke sqaruar motivet e padisë, deklaroi se, ishte fyer nga zv/ministri Peka, pasi nuk kishte zbatuar urdhërin e tij për aktivizimin e forcave speciale në zgjidhjen e konfliktit të shënuar në Kamëz, një dite më parë.  Duke deklaruar paligjshmërinë e urdhërit, Prençi pohoi se, zv/ministri Peka nuk e ka tagrin për një urdhër të tillë dhe se urdhërat për ndërhyrje i merr nga Drejtoria e Policisë së Shtetit.

Një ditë më parë në Kamëz, një grup shtetasish u përfshinë në një konflikt me simpatizantë të Partisë Socialidte. Forcat e Policisë së Shtetit që, arriten te zgjidhin situaten mundesuan arrestimin e 21-vjeçarit  Krenar Baja, si dhe procedimin e 10 të tjereve. 21-vjeçari Baja ka ndodhur mesditën e së dielës, në  Bathore, kur ai ka dëmtuar me gurë dhe sende të forta dy automjete të tipeve “Volsëagen” dhe “Golf 3”, me drejtues shtetasit Elvis Vladi dhe Ardian Aliu, të cilat ishin duke qarkulluar në këtë segment rrugor dhe mbajtur flamuj të Partisë Socialiste.