Lajme Shqip Monday, 18 July 2011 09:13

Tiranë – Burrë e grua janë mbytur në lumin Shkumbin. Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi dje në mesditë, në fshatin Sulzotaj, transmetojnë mediat shqiptare.

Nuk dihen ende rrethanat, ndërsa është bërë i mundur identifikimi i viktimave. Ata janë Rexhep dhe Saje Shehu,  67 dhe 49 vjeç. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes  dhe po punon për të zbardhur detajet si ka ndodhur mbytja.