Lajme Shqip Wednesday, 20 April 2011 11:47

Tiranë – Bujar Nishani aktualisht ministër i Drejtësisë në Shqipëri pritet të emërohet ministër i Brendshëm në vend të Lulzim Bashës, të cilin Partia Demokratike e ka përzgjedhur si kandidat për bashkinë e Tiranës.

Burime për portalit Lajmeshqip.com bëjnë me dije se emri Nishanit pritet të zyrtarizohet së shpejti nga Kryeministri Sali Berisha ndërsa ndryshime të tjera në kabinet pritet të bëhen publike së shpejti. Ky do të jetë një një rikthim i Bujar Nishanit në Ministrinë e Brendshme, ndërsa një post të tillë ai e ka mbajtur edhe në mandatin e parë qeverisë së Partisë Demokratike.