Tiranë – Forcat e zjarrëfikëseve kanë vënë në kontroll flakët e zjarrit që përfshinë një pikë karburanti në Lundër Tirane, pak minuta me pare.
Lajmi u be i ditur nga Drejtori i repartit te zjarrfikësve, Dilaver Laçi, i cili deklaroi se, forcat e zjarrfikëseve ne vendin e ngjarjes janë duke bere izolimin e flakëve.
Pika e karburantit ne Lundër, është përfshirë nga flaket e zjarrit pas shpërthimit të një gjenerator, pranë saj.
Si pasoje e shpërthimit kane mbetur të plagosur katër persona qe gjendeshin pranë tij, te cilët janë dërguar menjëherë ne spital.
###############
Një gjenerator ka shpërthyer në periferi të Tiranës, në zonën e Lundrës.
Aksidenti i rëndë është shënuar pak çaste më parë.
Nga shpërthimi i gjeneratorit kanë mbetur të plagosur disa persona. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, të plagosurit, në gjendje të rëndë shëndetësore janë dërguar në spital. Ndërkohë, situata paraqitet problematike, pasi shpërthimi i gjeneratorit ka ndodhur pranë një karburanti, duke i bërë të rrezikshme flakët e zjarrit që janë përhapur pranë godinës së karburantit.
Aktualisht, në vendngjarje ndodhen forcat e zjarrfikësve dhe ato të policisë, të cilat po përpiqen të vënë në kontroll situatën.