Lajme Shqip Wednesday, 10 August 2011 15:19

Tiranë – Policia Bashkiake e Tiranës nisi prishjen e një pallati pa leje, të ndërtuar në Rrugën e Kavajës, rrugica “Ismail Strazimiri”.

Deri tani, Policia Bashkiake ka bërë bllokimin e punimeve, në 107 raste të ndërtimeve pa leje.

Pas konstatimit të ndërtimit, Policia Bashkiake në fillim bllokoi punimet, bëri akt-kontrollin dhe mori masat për shembjen e ndërtesës, si dhe kthimin e territorit në gjendjen e mëparshme.

Aksioni në terren do të vazhdojë edhe në ditët e që pasojnë dhe prishja e ndërtimeve pa leje do të kryhet çdo ditë. (LajmeShqip.com)