Lajme Shqip Tuesday, 10 May 2011 19:30

Tiranë – Një i ri nga Tirana, autor i katër grabitjeve brenda një nate nën kërcënimin e armës, u arrestua nga policia e Tiranës pak orë pas ngjarjes, ndërkohë që është shpallur në kërkim edhe vëllai i autorit, i dyshuar si bashkëautor në vjedhje.

Burime zyrtare nga Policia e kryeqytetit bënë të ditur të martën për ATSH-në se 24 – vjeçari nga Dibra, Nuredin Dumani, u arrestua menjëherë pas vjedhjes, nën kërcënimin e armës, të të dy banesave në Kombinat, ndërkohë që në bashkëpunim edhe me të vëllain e tij, ky shtetas akuzohet se po mbrëmë, ka vjedhur edhe dy automjete në Durrës e në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale, në ngarkim të 24 – vjeçarit, ndaj të cilit rëndon akuza e “Grabitjes nën kërcënimin e armës”, Policia sekuestroi automjetet e grabitura, si dhe një pistoletë e disa fishekë.