Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 14:32

Tiranë – Tre shtetas, të dyshuar për abuzime me pronat, do të merren në procedim nga Gjykata e Tiranës.   
Burime zyrtare nga Prokuroria e Tiranës bënë të ditur sot se prokuroria ka regjistruar për shqyrtim në Gjykatën e rrethit çështjen penale në ngarkim të shtetasit Ramazan Garipi, ish- funksionar në Komunën e Prezës si dhe shtetasve Haki Axha dhe Sadik Zela, me akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare. 
Sipas prokurorisë, e cila hetoi çështjen, këta shtetas dyshohet se janë implikuar në tjetërsimin e një prone në komunën e Prezës në vitin 2008, nëpërmjet falsifikimit te dokumenteve  zyrtare të saj.
Hetimi i çështjes nisi disa muaj më parë nga prokuroria, pas kallzimit të një banori në komunën e Prezës për tjetërsimin e pronës së tij. 
Procesi ndaj tyre pritet të nisë së shpejti.