Lajme Shqip Thursday, 24 November 2011 17:02

Tiranë – Ashtu siç ishte njoftuar edhe më parë, ku vetëm një vit na ndan nga 100 vjetori i shpalljes së pavarësisë, për festën e 28 nëntorit publikut kryeqytetas do t’i ofroheshin një mozaik aktivitetesh e formash argëtimi për të gjitha grupmoshat.

Si asnjëherë më parë, kryeqyteti është gdhirë i veshur me kuq e zi, dekorime të bërë nën përkujdesjen e Bashkisë së Tiranës.

Prej vitesh Tirana nuk ndjente këtë atmosferë festive të festave të Nëntorit, pasi më parë organizimet bëheshin vetëm për rininë, të cilën kryetari i atëhershëm i Bashkisë e kishte quajtur “Nata e Bardhë”. Në atë mbrëmje të gjitha lokalet e qytetit kishin leje për të qëndruar 24 orë hapur dhe për të ftuar rininë që të zbardhnin natën duke u argëtuar nëpër lokale.

Por kësaj here, atmosfera festive ka filluar të ndjehet tek të gjithë grupmoshat, duke filluar nga fëmijët e vegjël që sapo kanë mësuar kush është flamuri shqiptar dhe deri tek të moshuarit. (LajmeShqip.com)