Lajme Shqip Monday, 24 June 2013 10:26

Tiranë – Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt shkroi në Twitter që është “e rëndësishme që të gjitha palët në Shqipëri të respektojnë plotësisht rezultatet e zgjedhjeve parlamentare “ 

Mesazhe të njejta janë bërë edhe nga diplomatët evroperëndimor në Tiranë, të cilët po ndjekin procesin e numërimit. 

Gjatë ditës pritet të pasojnë edhe reagimet e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe administratës amerikane lidhur me zgjedhjet e djeshme në Shqipëri. 

Pasdite pritet edhe vlerësimi i parë i zgjedhjeve nga ana e monitoruesve ndërkombëtar të misionit OSBE – ODIHR, ku pati një të vrarë dhe dy të plagosur në një incident të rëndë në qytetin e Laçit.