Lajme Shqip Saturday, 01 March 2014 18:33

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar përdokumente identiteti në vitin2011″>2011 dhe 2012″>2012, por që ende nuk i kanë tërhequr këto dokumente, se afati i fundit për ti tërhequr ato është muaji muaji shtator, në të kundërt këtodokumente do të asgjesohen.

MB sqaron se në zbatim të kontratës konçesionare për prodhimin dhe shpërndarjen e Kartave të Identitetit dhe të Pasaportave Elektronike një dokument i patërhequr brenda një viti bëhet i pavlefshëm.

“Dokumentat e prodhuara nga viti 2011″>2011 dhe 2012″>2012 dhe të patërhequra nga përfaqësitë konsullore të Shqipërisë në Greqi (Athinë dhe Selanik), Itali (Romë dhe Milano) dhe SHBA(Nju Jork) do të asgjesohen . Dokumentat e lëshuara në vitin vitin 2011″>2011 do të nxirren jashtë përdorimit në fund të muajit Qershor 2014, në qendrën e Personalizimit në kompaninë Aleat sh.p.k., ndërsa ato të lëshuara në vitin 2012″>2012 do të nxirren jashtë përdorimit në fund të muajit Shtator 2014.” thuhet në njoftimin e MPB-së.

Numri i Pasaportave Biometrike të patërhequra nga shtetasit përgjatë viteve2011″>2011, 2012″>2012 dhe 2013 është 2477 copë, ndërsa i kartave ID është 3271 copë.