Lajme Shqip Saturday, 05 January 2013 21:05

Londer – Shqiperia renditet nder 20 vendet me plazhet me te volitshme per pushimet e vitit 2013. Renditja eshte bere nga prestigjiozja “The Guardian” në rubrikën Travel, e cila e klasifikin vendin tone mes 20-shes me plazhet me te mira.

Shkrimi, ilustruar me nje foto fantastike te Ksamilit josh qe ne hyrje me nje ftese qe nuk le shume te mendosh. ”Jeni mërzitur me Hvar dhe Brindisi? Provoni Shqipërinë”- shkruan “The Guardian”.

Ne hyrje te shkrimit, plahzi i Ksamilit vleresohet si nje nga ndalesat e pushimit të ri detar 7 netësh në Shqipëri, e cila siç thuhet në shkrim, është Kroacia e ardhshme.

“Jeni mërzitur me Hvar dhe Brindisi? Provoni Shqipërinë. Me një bregdet prej 380 miljesh të gjatë, fshatra të bukur buze detit dhe rrënojat romake, plazhet e Adriatikut po njihen si Kroacia e ardhshme midis kërkuesve aventurierë të plazheve. Një pushim prej shtatë netësh është një prezantim i mirë, duke u strehuar në qytete historike, rrënonjat bizantine dhe otomane dhe plazhe të shumta me rërë të bardhë, laguna dhe gjire”- shkruan “The Guardian”. (LajmeShqip.com)