Lajme Shqip Wednesday, 02 January 2013 16:57

LONDËR – Dibranët fitojnë jetesën me prodhimet e tyre si djathi, makaronat dhe shitja e gështenjave. Kështu përshkruan një fotograf përmes fotove për “The Guardian” jetesën e banorëve në verilindje të Shqipërisë.

David Levene udhëtoi në Shqipëri dhe ndoqi punën e një OJF-je në disa zona shqiptare. Pikërisht në zonën e Dibrës pranë malit të lartë Korab, fotografi përmes fotove përcjell jetesën e varfër që sipas tij bëjnë shqiptarët.

Jetesën banorët e fitojnë me anët të prodhimeve të qumështit, prodhimin e djathit cilësor dhe makaronat, jufkat e famshme dibrane si dhe shitja e gështenjave. Kështu e pasqyron jetesën e shqiptarëve, fotografi duke sjellë foto prekëse dhe artistike të cilat mbeten gjatë në mendje. Në fokus të imazheve janë femrat, të cilat përballen me punët e rënda të blegtorisë, mbledhjes së gështenjave apo prodhimin e jufkave, por duke mos lënë pas dhe burrat që më pas shesin prodhimin e nxjerrë nga gratë.(B.W/LajmeShqip.com)