Lajme Shqip Monday, 26 March 2012 23:48

Brenda muajit korrik 2012, PDK do te perfundoje riorganizimin e saj. Burime te sigurta prane kryesise dhe grupit parlamentar te PDK kane thene per shqiperianatyrale.com se përfshirja e Kadri Veselit në politike nuk ka të bëjë me marrjen e një posti ç’farëdo.

Kadri Veseli do të perfshihet në PDK për të marrë postin e kryetarit të partisë dhe për të zevendësuar Hashim Thaçin.

Veseli ka 15 vjet që ka punuar ngushtë me CIA-n amerikane dhe është një ndër njerëzit më të besuar të amerikanëve.

Edhe përfshirja e tij në politikë nuk është bërë thjeshtë nga dëshira e tij individuale. Lidhur me Hashim Thaçin, burimet bënë të ditura se në fazen e parë do të bëhet ndarja e postit te kryeministrit nga ajo e kryetarit të partisë, praktikë kjo që u aplikua nga Fatos Nano dhe PS në fillim të viteve 2000.

Veseli gëzon edhe mbështetjen e grupeve rivale në gjirin e PDK dhe është gjetur si figurë përbashkuese midis këtyre dy grupeve.