Lajme Shqip Thursday, 06 June 2013 12:25

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me ftesë të sekretarit të Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, William Hague, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Londër. 

Kryeministria njofton se qëllimi i kësaj vizite është thellimi i bashkëpunimit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës në sferën ekonomike dhe politike, forcimi i mbështetjes për konsolidimin dhe njohjen ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe perspektiva e avancimit të procesit të integrimit euroatlantik të Kosovës.