Lajme Shqip Saturday, 30 July 2011 15:23

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot familjen e policit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Heroit të Kosovës, Enver Zymberi, i cili ndërroi jetë, si rezultat i plagëve të marra nga sulmi i turmave të dhunshme që tentuan të bllokonin vënien e ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në pikat kufitare në veri të Kosovës, por që nuk ia arritën.

Pasi i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, familjes Zymberi, kryeministri Thaçi ka ritheksuar se sakrifica e Heroit të Kosovës, Enver Zymberi në mbrojtje të kufinjve të atdheut, të ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në veriun e Kosovës, do të mbetet përherë në kujtesën dhe zemrat e qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Falë policit të shtetit të Kosovës, Enver Zymberi dhe policëve të kalibrit të tij të lartë, institucionet e Republikës së Kosovës arritën të vëjnë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë në pikat kufitare në veri të vendit dhe në këtë drejtim nuk do të ketë zbrapsje – theksoi kryeministri Thaçi.