Duke vlerësuar se rritja e pagave nuk nënkupton rritjen e masës monetare, se shtimi në rroga mund shfrytëzohet edhe për kursim, e jo vetëm për konsum dhe duke cekur varshmërinë e ekonomisë së Kosovës nga importet, kryeministri i Kosovës ka thënë se “vendimi për rritjen e pagave ka qenë një vendim i matur dhe është i mbështetur në mundësitë e buxhetit të qeverisë së Kosovës, i cili falë politikave efikase ekonomike është rritur ndjeshëm”.
Në deklaratën e tij, zoti Thaçi ka ofruar mes tjerash garanci se “qeveria është shumë e kujdesshme dhe efikase me politikat buxhetore” dhe se “nuk është aspak rastësi që qeveria e Kosovës sot ka borxhin më të ulët publik në Evropë”.