Lajme Shqip Sunday, 06 April 2014 15:24

Kryeministri Hashim Thaçi e cilësoi lajm të mrekullueshëm pranimin e Kosovës si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. “Në fund të majit, në takimin e Vilniusit, përfundojnë formalitetet dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës do të ketë statusin zyrtar të vëzhguesit në Asamble. Ky është hap i rëndësishëm dhe thelbësor në integrimin e shtetit tonë në Aleancën më të madhe të sigurisë në botë”, ka shkruar Thaçi në Facebook. 

Dje Asambleja Parlamentare e NATO-s ka vendosur që Kosovës t’i jepet statusi i vendit vëzhgues në AP të NATOs, ndërkaq qe në të njëjtën kohë është përjashtuar Rusia nga ky organ.