Lajme Shqip Saturday, 05 November 2011 10:30

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, uroi kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërrnava dhe besimtarët myslimanë të Kosovës, me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Festa e Kurban Bajramit e gjen Kosovën në rrugën e rritjes së mirëqenies për të gjithë qytetarët e saj, pa dallim feje dhe etnie, ku respektimi i të drejtave dhe lirive njerëzore janë kushte themelore të demokracisë së shtetit tonë të ri”, theksoi ai.

Kryeministri Thaçi u shpreh se “Festa e Kurban Bajramit” Kosovën e gjen si shoqëri me harmoni të plotë midis diversiteteve etnike, fetare dhe kulturore, duke respektuar vlerat universale, si kusht për integrim në institucionet euroatlantike”.