Lajme Shqip Monday, 02 May 2011 14:23

Tetovë – Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi ka thënë se zgjedhjet e 5 qershorit janë një mundësi e mirë që shqiptarët t’i japin fund kësaj gjendje dhe me votën e tyre të dënojnë këtë Qeveri antishqiptare.

Këtë ai e ka bërë të ditur para banorëve të fshatit Pallçisht të Tetovës.

“E gjithë kjo e keqe ka një të mirë se ne kemi një mundësi tash dhe kemi një shans që ta ndryshojmë këtë gjendje. Kjo mundësi janë zgjedhjet që i kemi para nesh, mendoj se renditja e hapave do të duhej të ishte që shqiptarët të gjithë me votë ta dënojnë këtë Qeveri, do të ishte ajo kryesorja e cila do të duhej të ndodh. Mendoj se janë plotësuar të gjitha kushtet që të dënohet kjo Qeveri. Nëse nuk e dënojmë këtë Qeveri me votë, atëherë do ta kemi shumë problem që në të ardhmen të ankohemi apo të na mirëkuptojë dikush për këtë gjendje të rëndë dhe të vështirë që e kemi. Për shkak se po ndodh kjo do t’ia japim një biletë të gjelbër, një kartë jeshile ndash Cërvenkovskit ndash Gruevskit që nesër të thotë në Bruksel ose Uashington se në rregull janë shqiptarët ato nuk tregun ndonjë vullnet të ri politik për ta ndryshuar këtë situatë, për ta ndryshuar këtë gjendje”, ka thënë Thaçi.

Karvani i PDSH-së është ndalur edhe në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, ku para banorëve Thaçi foli për mënyrën e deritanishme të veprimit politik të shqiptarëve në Maqedoni dhe dallimin e programeve të tjera me Marrëveshjen Politike që është platformë politike e PDSH-së.

“E kanë bë frontin e shqiptarëve shoshë me 100 vrima dhe na montojnë një lojë të lodhjes pa fund. Ne e zëmë një vrimë dhe themi e kemi zgjidh një problem, 99 probleme ngelin. Kjo mënyrë e punës është e lodhshme, suksesi vjen mbas decenieve dhe qindra viteve. Ne kemi zgjedh një mënyrë, një platformë tjetër që nëpërmjet kësaj platforme t’i themi jo mënyrës se si është punuar deri tash me ne”, ka thënë ai.

“Shqiptarët në këto zgjedhje, nëse demonstrojnë një vullnet tjetër politik, përkrahja do të jetë më e madhe, goditja do të jetë më e madhe për Gruevskin dhe normalisht mendoj se duhet të vazhdojmë me një politikë të mençur. Maqedonia rrezikohet që të dezintegrohet, por ne duhet të luajmë shumë mençur që fajet t’u ngelin atyre, pra maqedonasve dhe Gruevskit. Tash është përhapur një famë, por unë sinqerisht kam qasje të njëjtë për të dy, ndash Gruevski, ndash Cërvenkovski, për të dy kam qasje të njëjtë. Me rëndësi është për ne shqiptarët që ne pozicionet ti kemi të forta beton, në kuadër të kësaj platforme dhe më pastaj nuk kanë çare pa lëshuar pe”, ka thënë Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.

Mneduh Thaçi u prit edhe në fshatrat Miletinë, Tenovë dhe Radiovcë.