Lajme Shqip Wednesday, 15 February 2012 09:30

Prishtinë- Solidariteti i qytetarëve lehtësoi përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq, tha dje pasdite kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,  gjatë vizitës në disa komuna, për të parë nga afër situatën e krijuar, pas reshjeve të mëdha të dëborës.

Në Ferizaj, ku kryetari i komunës Bajrush Xhemajli e informoi gjerësisht me gjendjen, u konstatua se situata është nën kontroll dhe e menaxhueshme, dhe pavarësisht vështirësive, të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Kryeministri Thaçi ka vizituar edhe komunën e Kaçanikut, ku në takim me kryetarin Xhabir  Zharku u tha se, të gjitha rrugët që lidhin Kosovën me fqinjët janë të kalueshme.

“Çdo kërkese të Kaçanikut dhe të gjitha komunave të Republikës së Kosovës, qeveria do t’i përgjigjet në bazë të kushteve dhe mundësive”, tha kryeministri Thaçi. (LajmeShqip.com)