Prishtinë – Jo rrallë herë kryeministri Hashim Thaçi ka shtruar dreka e darka për punëtorët e arsimit. Mirëpo, ai këtë e ka bërë vetëm në komunat në të cilat qeverisë partia e tij. Pak ditë para fushatës elektorale kryetari i PDK-së nisi turnin e tij duke shtruar darka për mësimdhënësit. Por edhe këtë vit Thaçi anashkaloi mësimdhënësit e komunave që nuk qeverisen nga partia e tij. Darkë shtroi në Gjilan, Prizren, Viti dhe Malishevë, ku kandidatët e PDK-së pritet të kenë konkurrencë më të fortë në zgjedhjet e 3 nëntorit. Ky veprim, sipas AAK-së dhe LDK-së që i udhëheqin komunat e tjera të Kosovës, cilësohet i padrejtë dhe për përfitime politike, transmeton KTV. Sipas AAK-së, profesorët nuk meritojnë një sandviç apo hamburger, por një trajtim të dinjitetshëm. Takimet me arsimtarë dhe darkat e shtruara për mësimdhënësit për përfitime politike i vlerëson Lidhja Demokratike e Kosovës. Dilema për mënyrën e pagesës së këtyre aktiviteteve ngriti Ismet Beqiri i LDK-së, i cili përmendi Malishevën.
|

28 June 2014 18:15
28 June 2014 15:58
15 June 2014 11:17
14 June 2014 16:33
12 June 2014 13:04
11 June 2014 13:04
26 April 2014 13:26
15 April 2014 12:30
14 April 2014 13:12