Lajme Shqip Saturday, 03 March 2012 15:40

Prishtinë-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të shtunën pas kthimit nga Brukseli, në një konferencë për media ka thënë se fillimi i fizibilitetit është një sukes i politikës së Kosovës dhe i shtetit të Kosovës.

Ai po ashtu ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk mund ta pengojnë njëra-tjetrën drejtë Bashkimit Evropian.

Kryeministri Thaçi ka thënë se rruga drejtë BE-së nuk do të jetë e shkurtër, do të kemi edhe shumë punë për të bërë, dhe në këtë drejtim nuk do të ketë stagnim, pasi Kosova do të shkojë drejtë Bashkimit Evropian, dhe as Kosova dhe as Serbia nuk mund ta pengojnë nëjra-tjetrën.

“Kosova dhe Serbia nuk mund ta pengojnë nëjra tjetërën drejtë Bashkimit Evropian dhe izolim për Kosovën nuk do të ketë”, ka thnënë kryeministri Thaçi.

Por, ai ka kërkuar unitet politik, për të punuar të bashkaur për një Kosovë evropiane, ndërsa ka thënë se fillimi i fizibilitetit është fillim për të gjitha shtetet që duan të integrohen në Bashkimin Evropian.

Thaçi po ashtu ka folur për veriun, që sipas tij, plani për veriun bazohet në planin e Ahtisarit dhe për këtë ka mbështeteje të plotë për të vendos rendin dhe ligjin në atë pjesë të vendit.

Ndërsa nuk ka dashur t’i komëntojë shumë deklaratat e zyrtarëve serbë, për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, duke thënë se Serbia ka obligim që të sillet në mënyrë të duhur ndaj Kosovës dhe preitet një qëndirm i respektushëm.